A po ndjen mallë Blero për ish gruan e tij Teuta Krasniqin?

Edhe pse kanë kaluar disa vite që Blerim Muharremi dhe Teuta Krasniqi janë ndarë, thashethemet rreth tyre nuk ndalen, shkruan “InfoKosova”.

Çifti i dikurshëm kanë një vajzë bashkë, e cila herë rri te e ëma e herë te babai, kjo sipas asaj që kanë thënë nëpër intervista vetë prindërit e saj.

Por, kohën e fundit duket se edhe babai i Tarës sikurse nëna e saj, do të martohet me dikë tjetër, pra me të dashurën e tij Afrona Dika.

E. para se të ndodh dasma e shumë pritur mes Afronës dhe Bleros, ky i fundit ka sjell një mori këngësh me tematikë dashurie.

E të gjithë po dyshojnë dhe po pyesin se mos akoma këngëtari Blero po ndjen mallë për ish gruan e tij aktoren Teuta Krasniqi?

Por, kjo gjë nuk besohet se është e vërtetë ngase dyshja që moti i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit shkaku i harxhimit të dashurisë mes tyre./InfoKosova/