A po i vardiset Ermali kësaj femre

Ndonëse nuk mbahet mend dhe nuk përflitet shumë për punën që bën por për daljet se si duket dhe për jetën private.

Kiara Tito është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare e cila që në daljen e saj të parë mori vëmendjen e publikut.

Ajo është komentuar gjatë dhe sidomos lidhja e saj me këngëtarin Butrint Imeri ka qenë më e përfolura në mediat rozë.

Siç dihet Kiara është mjaft e ndjekur në Instagram ku publikon vazhdimisht foto nga pushimet e saj luksoze.

Bukuroshja e ekranit, së fundmi ka publikuar një foto ku shihet teksa qëndron sipër një shezlongu plot me jastëkë të bardhë.

Poza e saj është pëlqyer shumë, por vëmendjen më të madhe e ka marr komenti epik i moderatorit Ermal Mamaqi.

“Ku shkon me ato këmbëëëëë. Sa lavaaaaa.”, ka shkruar Ermali në komentet e fotos duke shkaktuar të qeshura tek fansat.