Genc Prelvukaj e ka bërë publike lidhjen me këngëtaren bukuroshe Eni Koçi.

Çifti u munduan ta mohojnë lidhjen e tyre, por më në fund gjithçka është zbuluar dhe lidhja e tyre është konfirmuar.

Genci dikur ka qenë i martuar me modelen Arta Arifi, me të cilen ka edhe një djalë, Gjinin, që tashmë është rritur.

Gjini, jeton me të atin, Gencin, ndërkohë që edhe Arta ka krijuar jetën e saj.

Gjithë kureshtja e publikut konsiston në atë se çfarë raporti ka Gjini me Enin, a e ka pranuar, a e pëlqen?

Për këto gjëra ende nuk ka asnjë të dhënë./Kosovarja/