A ka mbetur diçka nga lidhja e Angelinës me deputetin Shala?

Para pak më shumë se një viti, lajmi i lidhjes së një deputeti të Kuvendit të Kosovës me një këngëtare, mori dhenë.

Personazhet e historisë ishin deputeti Haxhi Shala dhe këngëtarja, tani aktorja Angelina Shala.

Siç u mësua, ata të dy ishin takuar për here të parë në luftë dhe lidhjen e kishin nisur shumë vite më pas, ndërkohë që Angelina kishte dy vajza nga një martesë e dështuar dhe deputeti me status të konsoliduar dhe fëmijë të rritur, shkruan “Kosovarja”.

Sot, historia është mbyllur dhe siç kuptojmë mes personazheve në fjalë gjithçka ka marrë fund.