Studiuesi Aurel Plasari, i ftuar në emisionin “Opinion” në 550 –vjetorin e vdekjes së Skënderbeut ka folur për disa nga faktet e rëndësishme të jetës së heroit.

Ai është pyetur ndër të tjera edhe për martesën me Donikën, vajzën e Gjergj Aranitit.

A ishte dashuri martesa e Skënderbeut e pyeti Blendi Fevziu.

“Në martesën e asaj epoke nuk flitej për dashuri, po kanë qenë krushqi dhe aleanca interesi ose që mbyllnin konfliktet. Dhe shpesh as pyeteshin ata që do të martoheshin, sepse ishte interesi politik”, tha Plasari, duke shtuar se në rastin e Skënderbeut ishte aleanca politike me Gjergj Aranitin, që në atë kohë ishte njeriu më i fuqishëm i Krujës.

Plasari ka deklaruar mw tej se për vdekjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu se në historiografi ekzistojnë disa burime të ndryshme me disa shkaqe, transmeton InfoKosova.

Plasari tha në emisionin “Opinion”, se një tjetër burim jep se ai është vrarë në betejë me një shigjetë.

Sipas tij, versioni më zyrtar konsiderohet ai i Republikës së Venedikut, por nëse pranojmë vdekjen në Lezhë, ky informacion bëhet më i besueshëm.

Pra, dokumentet e Venedikut tregojnë se Skënderbeu vdiq nga sëmundja e malaries.

Në lidhje me armët e tij që gjenden në Vjenë, Plasari tha se ka disa shpjegime se si kanë përfunduar aty, ndërsa theksoi se jo vetëm ato, por ekzistojnë edhe armë të tjera.

Ai tha se në librin e tij për Skënderbeun ka referuar edhe dy armë të tjera.

Një shpatë gjendet në Napoli, ndërsa tjetra në një muze të Stambollit./InfoKosova/