Një qytetar i Londrës udhëtoi drejt Birmingham dhe rezervoi në hotelin “Britannia”.

Pas natës së parë ai u largua nga hoteli.

Por para se të ikte drejtuesit e hotelit i kërkuan të linte një vlerësim për hotelin.

“Është padyshim hoteli më i keq ku kam ndenjur ndonjëherë.

Ashensorët janë të prishur dhe gjithmonë të çonin në katin e gabuar.

Uji i tualetit rrallëherë derdhej dhe një prej dyerve të dhomës sime ishte e shqyer.

Për mos folur më për ushqimin.

E sigurt që unë nuk kthehem më këtu!”, ka shkruajtur 31-vjeçari Phil Chapman./InfoKosova/

Ta kenë pritur një vlerësim të tillë vallë drejtuesit e hotelit?