A e dinit që folia përdoret edhe për këto qëllime?

Ju e përdorni folien e aluminit për gatim dhe mbase kjo është arsyeja pse keni gjithmonë në shtëpi.

Befasisht, folia e aluminit nuk përdoret vetëm në kuzhinë. Ju mund ta përdorni folien edhe për këto qëllime:

1.Ju ndihmon ta pastroni hekurin e rrobave

Formoni një top të vogël nga folia e aluminit dhe përdorni sprejin Bar Keepers Friend. Me topin e formuar nga folia e aluminit mund t’i largoni shenjat e mbetura në hekur të rrobave.

2.Mbron ushqimin nga djegia

Për ta mbrojtur ushqimin nga djegia, duhet të vendosni folien e aluminit në tigan. Po ashtu, me këtë metodë ju mund të gatuani pa vaj, transmeton rtv21.tv

3.Zbardh dhëmbët

Përzieni pak sodë buke me pastë dhëmbësh dhe vendosni këtë përzierje në folie alumini. Vendosni folien në dhëmbët tuaj. Largojeni atë pas një ore dhe shpërlani dhëmbët tuaj.

4.Mund t’i zhvendosni mobiliet lehtësisht

Për t’i zhvendosur mobiliet tuaja lehtësisht, duhet të vendosni copa të aluminit nën këmbët e mobilieve. Me këtë metodë, ju e shpëtoni dyshemenë nga shenjat.

5.Largon elektricitetin nga rrobat tuaja

Vendosni disa topa të formuar nga folia e aluminit bashkë me rrobat në lavatriçe. Pas pastrimit, rrobat tuaja nuk do të akumulojnë elektricitet dhe nuk do t’i tërheqin pluhurin dhe qimet./21Media