3-vjeçari rrëzohet nga kati i gjashtë, kalimtarët bëjnë të pabesueshme për ta shpëtuar

Një fëmijë 3-vjeçar, i cili ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Kinë ka arritur të shpëtojë për mrekulli.

Kjo falë një presoni që ishte duke kaluar poshtë pallatit.

Sipas asaj që shkruan ‘’BBC” ata e kanë pritur djalin e vogël me një batanije dhe kështu ai nuk ka rënë në tokë.

Në disa foto vogëlushi shihet duke u mbajtur vetëm  me duar në ballkon.

Do të ishte fatale nëse i vogli do të kishte rënë. Ngjarja në fjalë ka  ndodhi në qytetin jugperëndimor kinez, Chongqing.

Zhu Yanhui, personi që shpëtoi djalin ka thënë:

“Pashë  lart dhe e pashë fëmijën e vogël, që ishte kacavarur në ballkon. U mundova të gjej diçka për ta kapur.

Së pari mendova të shkoj lart dhe ta kap me duar, por një gjë e tillë nuk do të kishte funksionuar.”

Personat  formuan një rreth, duke e mbajtur fort batanijen dhe pritën të voglin.

Duhet thënë se pamjet janë bërë virale.