21 vjeçarja ka vizituar 196 vende të botës

Njihuni me Lexie Alford, një vajzë 21-vjeçare amerikane, e cila ka arritur mjaft sukses duke u bërë personi më i ri në botë që ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës.

Më 2 qershor, Lexi ngarkoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram me titull : “Kam udhëtuar zyrtarisht në çdo vend në botë”, transmeton Tetova Sot.

Fotoja tregon se Alford mban një copë letre ku ka shkruar “Koreja e Veriut 31 maj 2019, vendi # 196”, duke treguar se Koreja e Veriut ishte vendi i fundit në udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm dhe një hap përfundimtar në rekordin botëror.

Faqja e saj, pa dyshim, me krenari tregon numrin e vendeve që ka udhëtuar, 196, në dallim nga tabela me vendet e tjera ku numri ka rënë në fund zero.

Aventurierja e re ka dokumentuar udhëtimet e saj të shumta në të gjithë botën jo vetëm në blogun e saj, por ka kapur gjithashtu momentet në fotot mahnitëse të cilat ajo i ka ngarkuar në Instagram-in e saj.

Për momentin, faqja e saj ka pasues 71 mijë ndjekës dhe rreth 400 postime me imazhe të shumta.

Disa nga vendet që ajo ka vizituar janë:

Pakistan, Ukrainë, Madagaskar, Zimbabwe, Afghanistan, Venezuela, Indonezia, Mauritius, Samoa, Kamboxhia, Lituania etj.