Një 20-vjeçar nga Tirana ka vendosur të ndajë me ndjekësit tanë dramën që po përjeton.

Ai shkruan se prej disa muajsh ndodhet në një situatë mjaft të vështirë.

Ka tre të dashura dhe i gjithë koha i ikën duke u marrë me ato, madje edhe duke harxhuar paratë pas tyre.

Letra:

Përshendetje JOQ. Unë jam një 20-vjeçar nga Tirana dhe prej shumë kohësh kam kuptuar se jam i vetmuar dhe nuk kam asgjë.

Ok kam vetem tre vajza, qe i konsideroj si te dashura, por nuk jam i lumtur me to. Unë marr lekë vëllait që kam në Angli duke e gënjyer se na duhen për shtëpinë dhe i harxhoj me ato te trija.

Problemi eshte se te trija jane shume te mira dhe kane rene ne dashuri me mua, por kohet e fundit nuk po arrij te menaxhoj situaten dhe kam frike se do zbulohet gjithcka.

Njera i ka treguar prinderve te saj, ndersa tjetra me kerkon fejese.

Njera me kerkon sa here ka nevoja seksuale dhe une per kete jam shume i zhgenjyer.

Nuk e di cte bej ne te vertete sepse po kaloj nje periudhe shume te veshtire.

Mendoj  te vras veten. Une nuk kam as shoke me te cilet mund te shfryhem dhe t’u tregoj gjendjen qe po perjetoj.

Ka net qe nuk me ze gjumi dhe dal jashte e tymos.

Une jetoj me prinderit ne Tirnae, por nuk i takoj kurre se dal ne gjashte te mengjesit dhe vij ne 1 te nates.

Mendoj se jam i varur pas sindromes se te paturit shume te dashura.

Por e gjitha kjo me ka lodhur. Sic e thashe nuk i heq dot nga dora, sepse … nuk e di eshte bere gjithcka nje lemsh i vertete.

Shpresoj ta postoni se kam nevoje per keshilla.