Autoritetet vendore në Korçë kanë prezantuar së fundmi një investim prej 25 milionë eurosh për ndërtimin e një aeroporti civil në këtë gjurmët e atij që ka ekzistuar 93 vite më parë.

Ndoshta pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk e dinë por në Korçë në vitin 1937 operonte një kompani italiane fluturimi që quhej “Ala Littoria S.A.”

Kompania kryente fluturimet Korçë-Tiranë dhe anasjelltas.

Në rrjet qarkullon një biletë e vjetër e një gruaje nga Korça e cila quhej Adelina Kosturi dhe shkonte për në Tiranë.

Bileta dëshmon se në atë kohë, pasaporta shqipare ishte e njohur nga shumë shtete dhe se me të mund të lëvizje lirshëm, pa patur nevojë për vizë.