Filmat horror nuk këshillohen të shikohen nga personat me zemër të dobët, për shkak të skenave tepër të forta që paraqiten në to.

Mirëpo disa prej këtyre filmave fshehin një problem edhe më të madh.

Një pjesë e tyre nuk janë thjesht produkt i imagjinatës së regjisorit, por janë bazuar në histori dhe ngjarje reale.

Më poshtë po sjellim disa prej tyre:

The Exorcist -1973 – Një nga klasikët e filmave horror, filmi që ka marrë kritikat më të mira për zhanrin e vet. Kur një vajzë adoleshente pushtohet nga një qenie misterioze, nëna e saj kërkon ndihmë nga dy priftërinj për ta shpëtuar vajzën e saj.

The Exorcist -1973 – Një nga klasikët e filmave horror, filmi që ka marrë kritikat më të mira për zhanrin e vet. Kur një vajzë adoleshente pushtohet nga një qenie misterioze, nëna e saj kërkon ndihmë nga dy priftërinj për ta shpëtuar vajzën e saj.

The Evil Dead – 1981 – Pesë shokë udhëtojnë drejt një kabine në pyll, kur aksidentalisht lirojnë djajtë të cilët i posedojnë trupin. Edhe këtij filmi i është bërë një ripërpunim, i cili ka dalë në vitin 2013.

A Nightmare on Elm Street – 1984 – Të gjithë kanë dëgjuar për Freddy Krueger, njeriun e frikshëm që i tmerronte të rinjtë gjatë gjumit. Këta të rinj duhen me çdo kusht të mos flenë se nëse janë të zgjedhur dhe i zë gjumi, nuk do të zgjohen më gjallë.

Scream – 1996 – Pjesa e parë e françizës trepjesëshe na ka prezantuar me Ghostface, vrasësi i cili komunikonte me viktimat e tij të radhës në telefon. Këtu një grup të rinjsh shihen duke folur për skenat e filmave horror, derisa fillojnë t’i përjetojnë edhe vetë gjithë ato skena.

Saw – 2004 – 7 pjesët me personazhin kryesor me emrin Jigsaw, janë sa të frikshme aq edhe të bezdisshme, pasi njerëzit që ai i zgjedh për t’i torturuar duhet të ndjekin disa rregulla nëse duan të mbijetojnë dhe të fitojnë lojën e vdekshme që është caktuar për ta.

Deliver us from Evil – 2006 – Dokumentar për një prift katolik, i cili është gjendur në disa famulli të ndryshme në një përpjekje nga kisha katolike për të mbuluar dhunimin e shumë fëmijëve.

Insidious – 2010 – Një familje përpiqet të pengojë shpirtrat e këqij që mos ta kapin djalin e tyre në komë në një vend të quajtur The Further.

The Cabin in the Woods – 2012 – Pesë shokë shkojnë për pushime te një kabinë në një pyll, ku duhet të zbulojnë të vërtetën për kabinën në të cilën ata kanë shkuar.

The Conjuring – 2013 – Hetuesit e paranormales, Ed dhe Lorraine Warren punojnë të ndihmojnë një familje të terrorizuar nga një prezencë e errët në shtëpi.